4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Ramush Haradinaj nga Rahoveci: Smajl Latifi është njeri punëtor, ai i di më së miri pritjet tuaja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një video deklarate, iu është drejtuar qytetarëve të Rahovecit për zgjedhjet e 17 tetorit.
Ai i ka cilësuar qytetarët e Rahovecit njerëz punëtorë dhe që ia japin hakun punëtorit, duke treguar se ka kaluar qaste të ndryshme me ta.

“Të dashur qytetarë të Rahovecit, në momente të vështira kemi qëndru pranë njëri tjetrit, por jo vetëm kaq, edhe në gëzime. Pra e di që të gjithë ju e kuptoni sa e rëndësishme është të keni kryetarin njeri punëtor sepse vet jeni punëtorë. E di se ja jepni hakun punëtorit, e na priftë e mbara me 17 tetor për kryetarin tonë Smajl Latifi dhe për asambleistët tonë”, ka thënë ai, transmeton Klankosova.tv.

Haradinaj ka cilësuar Smajl Latifin njeri të sinqertë, të devotshëm e të përkushtuar për punë e shërbim ndaj qytetarëve, që është transparent e që punon në bazë të ligjit.

“Ne i dimë pritjet tuaja prej qeverisjes komunale por edhe prej institucioneve qendrore, po ashtu ju siguroj që njeriu që i di më së miri të gjitha pritjet tuaja dhe të drejta dhe të gjitha punët që duhet të kryhen në Rahovec është Smajl Latifi”.

“Sot e kam nderin t’ju ftoj që të bashkohemi me 17 tetor 121, t’i japim besimin kryetarit tonë Smajl Latifi dhe t’i japim besimin kandidatëve tonë për Asamble Komunale dhe të vazhdojmë me sukses e punë për Rahovecin, për qytetarët e Rahovecit, për të gjithë”.

Më Shumë

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Pritet që lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu,...

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit