Sulmohen fizikisht dy gra nga bashkëshortët e tyre në Prizren

Një grua ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga burri dhe kunata e saj, kështu ka njoftuar policia në raportin e saj 24 orësh.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga burri dhe kunata e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi kishte lëndime të lehta trupore”, thuhet në raport.

Vlenë të theksohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, dhe sipas policisë rasti është duke u hetuar më tutje.

Mirëpo nuk është ky rasti i vetëm ku një grua është sulmuar fizikisht në Prizren gjatë 24 orëve të fundit, pas një mosmarrëveshje me gruan e tij një burrë ka sulmuar atë fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Me ç’rast, ky i fundit është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor”, njofton policia.

E sipas policisë kjo ngjarje ka ndodhur për shkak se burri kishe qenë nën ndikimin e alkoolit.

“I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.84 promil”, bënë të ditur policia.

Më Shumë

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Lajmet e Fundit