11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Asnjë i vdekur nga Covid në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit nuk është raportuar ndonjë rast i vdekjes nga Covid-19.

Sipas MSh-së, gjatë kësaj periudhe kohore 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid. “Nga 2.193 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 79 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412. Në total numri i rasteve aktive është 1.051”, ka njoftuar ministria.

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Trepça dhe Bashkimi nisin sonte betejën për titullin e kampionit

Trepça dhe Bashkimi përballen sonte në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë. Takimi zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me fillim...

Lajmet e Fundit