-1.5 C
Prizren
E enjte, 8 Janar, 2026

Dënohet anëtari i bordit të ndërmarrjes publike “Eko-Regjion”, për mos deklarim të pasurisë

Hazer Tara, i akuzuar për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë”, u dënua sot nga Gjykata Themelore në Prizren me dënim me gjobë prej 500 eurove, raporton Drejtësia Sot.

Gjithashtu, i akuzuari obligohet që të paguaj shpenzimet procedurale në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 20 euro dhe në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit shumën 30 euro, në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit

Deri te ky vendim gjyqtari Luan Berisha erdhi pasi që paraprakisht gjatë seancës së sotme fillestare i akuzuari Tara e pranoi fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.

Ai në fund theksoi se palët kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në gjykatën e Apelit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Hazer Tara, akuzohet se nga data 1 mars 2019 deri më 31 mars 2019, në Agjencinë Kundër Korrupsionit në cilësinë e anëtarit të bordit të ndërmarrjes publike “Eko-Regjioni” ka vepruar në kundërshtim me nenin 3 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 pika 6 të Ligjit 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë Personat Zyrtarë.

Aktakuza sqaron se si zyrtarë publik i pandehuri është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose detyrime financiare për periudhën e lartëcekur, brenda afatit të përcaktuar ligjor, mirëpo edhe për kundër faktit se i pandehuri ka qenë i informuar paraprakisht dhe në dijeni për obligimin e deklarimit të pasurisë i njëjti nuk e ka bërë një deklarim të tillë.

Më Shumë

Dhjetë dëshirat e mia për vitin 2026

Nga: Jonathan Hargreaves Viti 2025 ishte një vit i humbur për Kosovën. Viti 2026 është një mundësi për t’i siguruar si udhëheqësit politikë ashtu edhe ata...

Ndërron jetë gazetari dhe shkrimtari Rushit Ramabaja

Ka ndërruar jetë shkrimtari, në moshën 77 vjeçare, poeti dhe publicisti Rushit Ramabaja, një nga figurat e shquara të letërsisë dhe mendimit shqiptar. Lajmi...

Lajmet e Fundit