24.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Haskuka: Komuna e Prizrenit është vetmja që i ka liruar bizneset nga pagesa

Kandidati i vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me deputetët Artan Abrashi dhe Arber Rexhaj dhe kandidatët për asamblistë vizituan afaristët dhe bizneset në lagjen “Tabakhane”.

Haskuka tha se Komuna e Prizrenit është Komuna e vetme që i ka liruar bizneset nga pagesa e taksës komunale në tërësi.

“Të gjitha bizneset e pronarët e këtyre ndërmarrjeve dhe diskutoi për planet rreth zhvillimit ekonomik dhe mbështetjes edhe për katër vitet e ardhshme”.

“Kjo mbështetje do të vijojë të shtohet për të gjitha bizneset, të cilave do t’iu mundësohet të krijojnë qasje në tregje të reja ndërkombëtare dhe të rrisin eksportet e Kosovës; të hapin linja të reja të prodhimit, të fusin produkte të reja, duke arritur njëkohësisht edhe shtimin e numrit të punëtorëve”.

“Pas reformave të shumta në këtë katërvjeçar, do të vazhdojmë që në mandatin e dytë, Prizreni të bëhet qendër e zhvillimit ekonomik, sepse bizneset e mesme dhe të vogla janë shtyllë e qëndrueshme, jo vetëm për komunën, por edhe për zhvillimin e vendit”.

Më Shumë

Diva e skenës shqiptare, Aurela Gaçe, në Hardh Fest 2025

Hardh Fest premton emocione të mëdha këtë vit me një ndër emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare. Aurela Gaçe, diva e skenës shqiptare, do...

Shkolla “Ruzhdi Berisha” në Dragash bëhet me kabinet të infermierisë – investim prej 18 mijë eurosh

Shkolla e Mesme e Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash është pajisur me një kabinet të ri të infermierisë, i cili do të shërbejë për...

Lajmet e Fundit