Sondazhi për Prizrenin: Mytaher Haskuka prin me 40.33 përqind, Shaqir Totaj i dyti

Në Rubikon të Klankosovës, profesori Tomor Qela, ka prezantuar të dhënat e sondazhit për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, njofton Klankosova.tv.

Sipas këtyre rezultateve të matjeve të opinionit publik në Prizren, del që kryetari aktual i VV-së Mytaher Haskuka, do të jetë në krye të kësaj komune edhe për një mandat me mbi 40 përqind.

Rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është: Mytaher Haskuka (VV) 40.33 përqind, Shaqir Totaj (PDK) 36.08 përqind, Anton Quni (LDK) 17.15 përqind, Lulzim Kabashi (AAK) 2.18 përqind, Zafir Berisha (NISMA) 2.60 përqind dhe kandidatët e tjerë 0.94 përqind.

Kurse rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:

Mytaher Haskuka (LVV) 38.08 përqind, Shaqir Totaj (PDK) 35.04 përqind, Anton Quni (LDK) 16.05 përqind, Zafir Berisha (NISMA) 2.05 përqind dhe kandidatët e tjerë 0.9 përqind.

Për këtë sondazh janë anketuar 1050 persona, 2 përqind e numri të votuesve.

Më Shumë

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Lajmet e Fundit