Islam Ukaj merr mbështetje nga Genc Prelvukaj

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Islam Ukaj, ka marrë mbështetje nga këngëtari i mirënjohur, Genc Prelvukaj.

Ukimeri ka thënë se Genci është shembull për tu marrë, prandaj në mandatin e dytë si kuvendar për fokus do ta ketë edhe sektorin e kulturës, trashëgimisë kulturore e kombëtare.

Postimi i plotë:

Sot, me vizitën në qytetin historik, na nderoi artisti i mirënjohur dhe miku im, Genc Prelvukaj.

Genci, përveç se është artist e këngëtar i mirënjohur, është poashtu shembull i dijes dhe intelektit kombëtar dhe një përkrahës besnik i platformës së Partisë Demokratike.

Shembullin e Gencit, do t’a transmetoj edhe në punën e angazhimin tim si përfaqësues i juaji në Kuvend Komunal, veçanërisht në përkrahjen për kulturën, trashëgiminë kulturore e kombëtare, si dhe në përkrahjen e talentit dhe ideve të të rinjve të mbarë Komunës së Prizrenit pa dallime!

VotoPDK177

VotoShaqirTotaj

BashkëpërPrizrenin

VotoIslamUkaj

Sponsorizuar

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit