Ndarja e bujshme/ Kjo është modelja me të cilën Icardi tradhtoi Wanda Nara-n

Një lajm i bujshëm po qarkullon së fundmi në mediat e huaja, për ndarjen e papritur të Mauro Icardi-t dhe Wanda Nara-s.

Kjo e fundit e la futbollistin e PSG përmes një postimi që i shokoi të gjithë duke treguar hapur se bëhej fjalë për tradhti.

“Një tjetër familje që shkatërrove për një k*rvë,” shkruhet në postimin e Wanda-s.

Menjëherë ka filluar “gërmimi” për të mësuar për tradhtinë e Icardi-t dhe në rrjete sociale qarkullon kudo i njëjti emër, Eugenia “Çina” Suarez.

Sipas mediave të ndryshme, Ikardi ka tradhtuar Uanda Narën me 29-vjeçaren e cila është një modele, aktore dhe këngëtare e njohur argjentinase.

Wanda e ka hequr nga ndjekësit Icardi-n si dhe ka fshirë të gjitha fotot me të.

Më Shumë

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Lajmet e Fundit