9.3 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Quni: E kam pas një bisedë telefonike me Shaqir Totajn

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka folur për një koalicion të mundshëm parazgjedhore me Lëvizjen Vetëvendosje apo Partinë Demokratike të Kosovës, të dy këto parti të cilat kanë shkuar në balotazh në zgjedhjet e 17 tetorit.

Quni i tha Gazetës Insajderi se pas rezultatit zgjedhor ka pasur vetëm një bisedë telefonike me kandidatin e PDK-së për kryetar, Shaqir Totaj derisa u shpreh se ende nuk ka takuar ndonjërën palë fizikisht.

Kandidati i LDK-së tha se ende nuk kanë vendosur nëse do të futen ose jo në ndonjë koalicion të mundshëm.

“E kam pas vetëm një bisedë telefonike me zotëri Totaj, por ende nuk kemi takuar asnjërën palë (LVVV, PDK) dhe ende nuk kemi vendim për opsionet e mundshme”, ka deklaruar Quni për Insajderin.

Quni në zgjedhjet e 17 tetorit u rendit i treti me 14.98% të votave, në bisedë për Insajderi, ai u shpreh se përkundër ngritjes së theksuar të Lidhjes Demokratike në Prizren, ishte e pamjaftueshme për të siguruar pjesëmarrjen në balotazh.

Komuna e Prizrenit që dikur ishte bastion i Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2017 ndodhi ndryshimi. Në krye të Prizrenit erdhi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, i cili udhëhoqi këtë komunë për 4 vite. E në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, rezultatet e dërguan Haskukën në balotazh.

Sipas rezultateve të bëra publike në faqen e KQZ-së, kandidati për kryetar nga LVV, Mytaher Haskuka, prin me 40.43 % të votave, duke u pasur nga kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, me 31.10 % të votave të fituara.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses pasi Supremja ia refuzoi ankesën

Kryetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se do të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare, pasi ankesa...

Ismet Munishi, trajneri i ri i Lirisë

Pas largimit të Liridon Lecit, mediat raportojnë se Ismet Munishi mund të marrë drejtimin e ekipit të parë të Lirisë. Derisa klubi nuk ka bërë ende...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit