Haskuka: Prizreni nuk ka kohë për të humbur që t’i rikthejë të korruptuarit e zhvatësit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka zhvilluar një takim mobilizues me kandidatët e tij, për Kuvendin Komunal.

Ai, në këtë takim ka kërkuar mobilizim për të dal fitues në baloatzh.

“Më 17 tetor kemi fituar bindshëm në Prizren, me një rezultat që është rekord në zgjedhjet lokale ndonjëherë. E kemi dyfishuar votën nga zgjedhjet lokale të vitit 2017. Ky rezultat i jashtëzakonshëm i 17 tetorit, nuk na jep komoditetin që të pasivizohemi. Përkundrazi, na shton vullnetin për aktivizim edhe më të madh”, tha Haskuka.

Kandidati i LVV-së në Prizren, Mytaher Haskuka dhe ai i PDK-së, Shaqir Totaj, kanë mbetur në balotazh, në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Andaj, qysh sot ne do t’i ndezim turbinat që më datën 14 nëntor ta vulosim fitoren e 17 tetorit. Këtë do ta bëjmë duke e shpalosur programin tonë qeverisës te të gjithë qytetarët bashkë, e te secili veç e veç”, tha Haskuka.

“Prizreni nuk ka kohë për të humbur që t’i rikthejë në pushtet të korruptuarit e zhvatësit e qytetit dhe pushtetit, të cilët e kanë degraduar Prizrenin me keqqeverisjet e tyre”.

“Andaj, jemi bashkë me qytetarët e Prizrenit, që të punojmë bashkë, që ta vazhdojmë mirëqeverisjen bashkë”./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Më Shumë

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Lajmet e Fundit