Ambasada gjermane tregon se ka ndryshime në procedurën e aplikimit për viza

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka njoftuar për një ndryshim në procedurën e aplikimeve sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor nga Ministria e Jashtme Federale.

Ambasada njofton se lista e pritjes do të hapet sërish gjatë muajit dhjetor për datat e aplikimit nga janari 2022.

Më tutje, kjo ambasade bën me dije se informacionet më të detajuara do të publikohen në faqen zyrtare në kohën e duhur.

 

“Për shkak të një ndryshimi në procedurën e aplikimeve sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor nga Ministria e Jashtme Federale, lista e pritjes do të hapet sërish gjatë muajit dhjetor për datat e aplikimit nga janari 2022. Informacionet më të detajuara do të publikohen këtu në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Kujtojmë se deri tash lista e pritjes për termine hapej në fillim të çdo muaji për muajin vijues.

Kjo forme pati nxitur pakënaqësi të madhe të ata që duan të caktojnë një termin për viza pune.

Kjo për shkak të kërkesave të mëdha të kosovarëve për të zënë një termin.

Madje, disa qytetarë patën thirre edhe protesta për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Lajmet e Fundit