Publikohet një dokument jo zyrtar, që paraqet fituesin e Topit të Artë

Nëpërmjet rrjetit social Twitter, është publikuar një dokument jo zyrtar që paraqet radhitjen përfundimtare për Topin e Artë, 2021.

Votimi u mbyll të dielën, dhe tani emri i fituesit është në zyrat e France Football.

Si çdo vit, edhe këtë vit ka publikime paraprake që shpesh herë dalin të jenë të sakta.

Në vitin 2018, një publikim paraprak kishte nxjerrë të sakt të gjithë listën e 30 futbollistëve, madje duke u afruar shumë edhe me vota.

Publikimi paraprak që doli të jetë i saktë në vitin 2018

Në vitin 2019 po ashtu, publikimi doli të jetë i sakt.

Publikimi i vitit 2019 që nxorri Messi-n fitues, ishte i saktë

Edhe këtë vit, është publikuar një listë.

Kjo listë nxjerrë Lewandowski-n fitues, me Messi-n në vendin e dytë dhe Karim Benzema në të tretin.

Cristiano Ronaldo ndodhet vetëm i nënti në këtë listë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Lajmet e Fundit