2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Krijohet komisioni për studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë, projekti pritet të kushtojë mbi 150 milionë euro

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në një konferencë për media ka bërë të ditur se është krijuar komisioni për studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren Tetovë.

Sipas tij krijimi i këtij komisioni është hapi i pari i qeverisë së Kosovës pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup javë më parë.

“Marrëveshja e nënshkruar, ka të bëjë me realizimin e projektit Prizren-Tetovë i cili përpos që lidh dy qytete lidhë në fakt edhe dy korridore shumë të rëndësishme që është korridori i tetë që nga Shkupi arrin në Durrës dhe korridorit të rrugës së kombit nga Prishtina në Tiranë tash dy këto korridore do të mund të lidhen në mes veti përmes rrugës Prizren- Tetovë”.

Aliu, ka bërë të ditur se studimet e parafizibiletit për projektin Prizren-Tetovë janë kryer tashmë.

“Studimet e parafizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë është kryer nga ana e drejtorisë së rrugëve në Maqedoninë e Veriut. Me vendimin e sotëm të qeverisë do të fillojë puna konkrete teknike drejtë përfundimit të studimit të fizibilitetit dhe fillimit të projektit të menjërshëm për realizimin e kësaj rruge, e cila pritet ta kalojë vlerën prej 150 milionë eurove”.

“Projekti në fjalë do të ketë mbështetjen edhe të Ministrisë së Financave”.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i cili e drejton këtë dikaster, Hekuran Murati, pasi sipas tij “fal performancës të mirë buxhetore, Ministria e Financave do të jetë e përkushtuar që të sigurojë gjithë hapësirën e nevojshme financiare për të financuar projektin sipas dinamikës së nevojshme”.

“Nuk do të ketë mungesa në projekt për shkak të mungesës së mjeteve”, ka përfunduar Murati.

Më Shumë

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia njofton...

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Lajmet e Fundit