16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Kaq u dënua burri që vrau dy motrat

Një burrë britanik që vrau dy motra në një park në Londër si pjesë e një marrëveshjeje, ku ai besonte se kishte përdorur me fuqitë demonike për të vrarë gra çdo gjashtë muaj në këmbim të fitimit të lotarisë në të ardhmen, është dënuar me të paktën 35 vjet burg.

Ntanial Hussein, 19 vjeç,  vrau me thikë 46-vjeçaren, Biba Henry, dhe 27-vjeçaren,  Nicole Smolman në një sulm të dhunshëm, në një park në veriperëndim të Londrës,  në qershor të vitit të kaluar, teksa 2 gratë ishin duke festuar ditëlindjen e 46-vjeçares.

Huseini kreu vrasjet për të përmbushur pjesën e tij të një “kontrate” me demonin “Mighty King Lucifuge Rofocale”, të cilin ai e kishte nënshkruar duke përdorur gjakun e tij, duke u zotuar të “bëjë të paktën gjashtë sakrifica çdo gjashtë muaj.”

“Husseini është një person i rrezikshëm, arrogant dhe i dhunshëm, i cili që në fillim nuk tregoi asnjë pendim për veprimet e tij”, tha Maria Green, një inspektore në Policinë Metropolitane në Londër.

“Shpresoj se duke ditur se ai do të kalojë shumë vite në burg do të sjellë pak lehtësim për të afërmit e viktimave”, shtoi inspektorja.

Husseini e goditi Henrin tetë herë me thikë , ndërsa Smallman pësoi 28 lëndime.

Daniel Hussein, i cili jeton me nënën e tij, u identifikua nga njollat ??e gjakut të gjetura në vendin e krimit dhe u arrestua katër javë  pas krimit makabër.

Më Shumë

Tentativë vjedhjeje në një bankomat në Rahovec, autorët ende ta paidentifikuar

Një tentativë për vjedhjen e një bankomati në fshatin Xërxë të Rahovecit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Sipas...

Kandidati i AAK-së Besnik Krasniqi: Prizreni pa korrupsion, me ekonomi të fortë dhe shëndetësi digjitale

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka prezantuar vizionin e tij në emisionin Debat...

Lajmet e Fundit