Në Gjimnazin “Loyola” shpërndahen diplomat e gjuhës gjermane-DSD 1

Në një ceremoni zyrtare, sot në Gjimnazin “Loyola” është bërë shpërndarja e diplomave të gjuhës gjermane DSD 1 për nxënësit e kësaj shkolle.

Drejtori ekzekutiv i ALG “Loyola-Gymnasium”, Elias Koller i ka përgëzuar nxënësit për rezultatin e arritur, duke nënvizuar edhe punën me përkushtim të mësimdhënësve të kësaj shkolle për të arritur rezultate sa më të larta.

Ceremonia u zhvillua në prani të një përfaqësuesi nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ndërkaq edhe nxënësit u shprehën të lumtur për dijet e arritura dhe mundësitë që ofron kjo shkollë në përgatitjen e tyre për të ardhmen.

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Lajmet e Fundit