15.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Si po e kalon kohën në burg ish-presidenti Thaçi? – tregon bashkëpunëtori i tij i afërt

Njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka ndarë rrëfimin e tij ku tregon për kohën të cilën ish-shefi i tij tashmë e kalon në burgun e Hagës.

Ai thotë se ish-presidenti Thaçi gjatë qëndrimit atje, ka lexuar një bibliotekë të tërë librash, duke specifikuar dy autorët Milan Kunderën dhe Salman Ruzhdie, përcjell Klankosova.tv.

”Mua më është lejuar vizita. Vizia është shfrytëzuar për të biseduar në hapësira të caktuara ku ka komoditet të mjaftueshëm. Atje është një tip i burgut europian, por edhe po të jenë kushtet e Parajsës, një ditë e kaluar e presidentit dhe të tjerëve në burgun e Hagës, është një humbje. Sepse ata njerëz do duhej të ishin këtu në jetën tonë të përditshme, si liderë”.

”Ai me shëndet qëndron tepër mirë. Lodhjen rutinore si një president dhe kryeministër, si një njeri që ka pasur jetë shumë dinamike, por është i kursyer dhe thjeshtë ishte në gjendje të mirë të kthjelltë, në gjendje të shpirtërore dhe intelektuale”.

”Ai lexon. Ka lexuar deri më tash një bibliotekë të tërë, sepse në kushtet e një aktiviteti që ka si në presidencë, kryeministri apo ministrinë e jashtme, pra presidenti ka bërë një jetë të ndërlikuar të një VIP-e jo të thjeshtë. Një jetë të ndërlikuar me procese, duke iu pamundësuar që ai të bëjë një jetë afër librit, por nuk vërehen shenja të lodhjes”.

”Ka lexuar, unë ia kam lakmi, shkrimtari im i preferuar është Milan Kundera dhe Salman Ruzhdie, por sot ai [Hashim Thaçi] i di më mirë se unë të gjitha tematikat dhe idetë e këtyre librave. Pra, mua sot nuk më duhet t’i rilexoj disa nga librat që ai ka lexuar me një pasion, e një durim”.

Më Shumë

Po kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në disa zona pritet të ketë edhe shi. “Për të martën...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit