8.3 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Sali Berisha: Do të kthehem si kryeministër

Ka nisur mbrëmjen e së mërkurës konferenca për mediat e mbajtur nga lideri historik i demokratëve Sali Berisha.

Me nisjen e takimit, Sali Berisha bëri të ditur se Floriana Garo do të jetë drejtoresha e Komunikimit të nismës që ai e cilësoi si historike.

Në tryezën e tavolinës, Berisha mban edhe 4 mijë 200 firmat e mbledhura për të thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se do të kthehet si kryeministër i vendit.

Të pranishëm në sallë janë Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Arben Ristani, Oerd Bylykbashi, Aldo Bumçi, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

“Prej më shumë se një muaj mori jetë në një moment kritik të historisë së pluralizmit lëvizja e një grupi deputetësh drejtues qendrorë, lokalë, të PD, anëtarë me qëllimin më madhorë ringritjen e PD, shndërrimin e saj në një forcë vigane opozitare dhe me mision çmontimin e narko-shtetit, rikthimin e Shqipërisë në rrugën e demokracisë dhe integrimit. Ju jeni dëshmitarë sesi kreu i Meduzës, Edi Rama me të gjithë anturazhin e tij të krimit dhe drogës, arriti pothuaj të shuajë opozitarizmin në Shqipëri. Arriti të shndërrojë PD në një parti që u largua këto tetë vite nga vlerat e saj themelore, që pati si pasojë e katastrofave mandatin e tretë të Edi Ramës. Nuk mund të mohohet se në këtë katastrofë një rol ka luajtur edhe George Soros”.

Kujtojmë se pas kësaj konference për mediat, pritet që 4,200 firmat e mbledhura mes demokratëve të dorëzohen në Selinë Blu për të thirrur Kuvendin Kombëtar të partisë. /abcnews.al

Më Shumë

Fundjava e ‘nxehtë’ në Superligë, vëmendja në Suharekë

Xhiro e 24-të e Superligës se Kosovës na jep një javë me emocione ku sytë do të jenë te derbi kryesor i javës, Ballkani...

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

Lajmet e Fundit