21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Mytaher Haskuka për rezultatin në zgjedhjet e 17 Tetorit: Kemi pritur më shumë

Kryetari i Prizrenit njëherësh kandidat për një mandat të radhës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka folur në lidhje me rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve lokale me 17 Tetor ku mori mbi 40% të votave.

Ai në emisionin CONTEXT në ATV ka thënë se kanë pritur më shumë, megjithatë shtoi se vazhdon të pres që të gjithë ata votues që nuk kanë dalur më 17 Tetor ta bëjnë një gjë të tillë më 14 Nëntor.

“Kemi pritur më shumë por sidoqoftë mendojë që në raundin e dytë ata që nuk kanë dalur të votojnë do të dalin edhe ata dhe do të kemi një fitore të mirë”, tha Haskuka.

Ai u shpreh se beson që edhe elektorati që votuan partitë e tjera dhe ata të komuniteteve, do të votojnë atë për kryetar.

“Një pjesë e elektoratit që kanë votuar partitë tjera do të orientohen tek ne dhe në anën tjetër të gjitha partitë e komuniteteve nuk kanë qenë bashkë me mua në raundin e parë”, tha Haskuka. /ATVLIVE/

Më Shumë

Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%

Drejtori i Turizmit në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj, tha për RTK se nga janari i këtij viti deri në prill të këtij viti,...

UP-ja hap konkursin për pranimin e studentëve në vitin akademik 2025/2026

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin zyrtar për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve baçelor dhe master për vitin...

Lajmet e Fundit