Një muaj paraburgim personit që sulmoi profesorin në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 10.11.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 10.12.2021, ndaj të pandehurit L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

“Me datë 10 nëntor, rreth orës 13:30 minuta në Prizren, saktësisht në një gjimnaz, i pandehuri e sulmon personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare – të dëmtuarin profesor i kësaj shkolle, në atë mënyrë që pasi i pandehuri përmes telefonit njoftohet nga djali i tij – nxënës i të dëmtuarit, se kinse i dëmtuari e ka goditur të njëjtin, i pandehuri me të kuptuar këtë, në gjendje të acaruar menjëherë shkon në shkollën e lartcekur, hynë në shkollë duke e kërkuar të dëmtuarin dhe pasi hyn në zyrën e drejtorit ku aty vjen edhe i dëmtuari, i pandehuri në atë moment e sulmon të dëmtuarin duke e goditur me grusht në fytyrë dhe largohet nga aty, me çka i shkakton lëndime trupore sipas raportit mjekësor të lëshuar nga spitalit rajonal”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit