12.4 C
Prizren
E diel, 16 Mars, 2025

Milan-i ka gati 80 milionë euro për të “blinduar” tre futbollistë

Pasi humbën Donnarumma-n dhe Calhanoglu-n me parametra zero, në afatin e fundit kalimtar veror, drejtuesit e klubit të Milan-it nuk donë që të bëjnë të njëjtin gabim përsëri.

Sipas asaj që raporton gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë janë gati për të shpenzuar rreth 80 milionë euro, për të rinovuar kontratat e tre futbollistëve që skadojnë në vitin 2024.

Bëhet fjalë për Theo Hernandez, Ismael Bennacer dhe Rafael Leao, për të cilët është përgatitur një kontratë e re me paga më të larta, krahasuar me ato që përfitojnë tani.

Të tre lojtarët kanë një pagë rreth 1.5 milionë euro në vit, por te Milan-i janë gati të dyfishojnë apo trefishojnë ato, për të kënaqur futbollistët e tyre, të cilët po luajnë një rol kyç në sukseset e skuadrës.

Kështu sipas artikullit të publikuar nga gazeta italiane, Hernandez dhe Bennacer pritet të kenë pagë prej 4 milionë euro neto në sezon, ndërsa Leao-s do t’i ngritët paga nga 1.4 milionë euro që përfiton aktualisht, në 3.5 sosh.

Pra, plani i drejtuesve kuqezi është që të rinovojnë brenda këtij sezoni kontratat me këta futbollistë, në mënyrë që të shmanget shkuarja drejt vitit të fundit dhe më keq akoma, largimi i tyre me parametra zero.

Hernandez dhe Bennacer janë duke u kërkuar nga klube të mëdha evropiane, për shkak të paraqitjeve të mira në këto dy vitet e fundit, ndërsa nuk mungojnë kërkesat edhe për Leao-n, i cili në këtë sezon po bënë mjaft mirë me fanellën kuqezi.

Derisa puna është duke shkuar mirë për futbollistët e lartcekur, e njëjta gjë nuk qëndron me Franck Kessie, i cili ka kërkesa shumë të larta për drejtuesit kuqezi.

Kessie-t i skadon kontrata në qershorin e vitit të ardhshëm dhe për të rinovuar atë, ai ka kërkuar një pagë prej 9 milionë euro në sezon, kurse atij iu ofrua një përfitim prej 6.5 milionë.

Sipas raportimeve të fundit, në rast se mesfushori 24 vjeçar nuk rinovon brenda këtij muaji, atëherë ai do të shitet në afatin kalimtar të janarit, për të mos u humbur me parametra zero në qershor.

Kujtojmë që më herët drejtuesit e Milan-it rinovuan kontratat me Alexis Saelemaekers dhe Simon Kjaer, ndërsa shumë shpejtë pritet të zgjatet bashkëpunimi edhe me trajnerin Stefano Pioli-n.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Fillojnë punimet për pistonat automatik në Urën e Arastës, bllokohet hyrja-dalja në “Shatërvan”

Nesër, më 11 mars 2025, do të fillojnë punimet për vendosjen e pistonave automatik në Urën e Arastës (“Ura e KFOR-it”), me ç’rast do...

Drita mposht Ballkanin, hap gjigant drejt titullit, fiton edhe Ferizaj

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll. Drita e ka mposhtur Ballkanin, me rezultat 2-0, të...

Lajmet e Fundit