Hapet qendra më e madhe e votimit në Prizren

Sot mbi një milion e 260 mijë votues pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të komunave.

Në 21 komuna janë 42 kandidatë që garuan edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe sot i mbetet votuesve të vendosin për të parin e komunës së tyre për një mandat katër vjeçar.

Gazetarja e televizionit 7, Drilona Leci në një lidhje direkte nga shkolla “11 Marsi” ka treguar se është hapur qendra e votimit njëhershmit edhe më e madhja në vend.

Gazetarja tentoi të intervistoi menaxherin e kësaj qendre për të pyetur lidhur me procesin, por ai u shpreh se kanë marr urdhër që të mos deklarohet askush.

Kujtojmë që në Komunën e Prizrenit gara në balotazh është mes Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje.

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit