15.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Liverpool-i apo Barcelona, skuadrat në luftë për Adama Traore

Wolverhampton Wanderers janë të gatshëm të shesin Adama Traore-n gjatë muajit janar. Të interesuar për shërbimet e tij janë Liverpool dhe Barcelona.

Klubi dhe lojtari janë në bisedime për rinovimin e kontratës tash e disa javë, por nuk kanë gjetur asnjëherë marrëveshjen.

Dhe, 25-vjeçari dhe klubi nga “Molineux”, kanë vendosur që në këtë mënyrë të shkëpusin marrëdhënien.

Traore dhe Wolves për herë të parë kontaktuan bashk për rinovimin më 19 nëntor të vitit 2019, por negociatat përfundimisht u ‘thyen’ pas largimit të Nuno Espirito Santo te Tottenham-i.

Trajneri i ri Bruno Lage nuk e preferon Traore-n shumë, dhe kjo ka shtyrë që marrëdhënia mes lojtarit dhe klubit të zbehet.

Spanjolli ka edhe 18 muaj në kontratën e tij dhe interesi për të mbetet i madh.

Wolves do të kërkojë 25 milionë euro për shërbimet e tij, kurse skuadrat që janë të gatshme të paguajnë këtë shifër janë Barcelona dhe Liverpool.

Traore fëmijërinë e kaloi te Barcelona, dhe katalunasit do ishin shumë të lumtur nëse do arrinin rikthimin e tij.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh të Suharekës: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh, tha se ajo çfarë ka ndodhur para...

Liria e Prizrenit rikthehet në shtëpi, pret Besën e Pejës

Liria e Prizrenit rikthehet para tifozëve të saj në kuadër të javës së 31-të të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me...

Lajmet e Fundit