12 C
Prizren
E hënë, 17 Mars, 2025

Zyrtare: Man United shkarkon Solskjaerin nga posti i trajnerit

Manchester United ka njoftuar se Ole Gunnar Solskjaer është larguar nga posti i trajnerit.

Nëpërmjet një komunikate të klubit, Manchester United ka zyrtarizuar largimin e Ole Gunnar Solskjaer nga klubi.

“Ole do të jetë gjithmonë një legjendë në Manchester United dhe me keqardhje kemi arritur këtë vendim të vështirë. Ndërsa javët e fundit kanë qenë zhgënjyese, ato nuk duhet të errësojnë të gjithë punën që ai ka bërë gjatë tre viteve të fundit për të rindërtuar themelet për suksesin afatgjatë. Ole largohet me falënderimet tona më të sinqerta për përpjekjet e tij të palodhshme si menaxher dhe urimet tona më të mira për të ardhmen. Vendi i tij në historinë e klubit do të jetë gjithmonë i sigurt, jo vetëm për historinë e tij si lojtar, por si një njeri i madh dhe një menaxher që na dha shumë momente të shkëlqyera. Ai do të jetë përgjithmonë i mirëpritur në Old Trafford si pjesë e familjes së Manchester United”, është thënë në njoftimin zyrtar të Manchester United.

Michael Carrick tani do të marrë drejtimin e ekipit për ndeshjet e ardhshme, ndërsa klubi kërkon të emërojë një menaxher të përkohshëm deri në fund të sezonit.

Solskjaer ka zhvilluar 165 paraqitje si menaxher i “djajve”, duke regjistruar 91 fitore, 40 humbje dhe 34 barazime.

Më Shumë

Gjendja e sigurisë në Dragash nga organet e rendit vlerësohet e qetë dhe stabile

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Dragashit ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit, ku përfaqësues të organeve të rendit...

Moti sot: Me vranësira dhe diell, temperaturat deri në 20 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik, njofton se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Sipas IHMK-së, vende-vende parashihen kushte për riga shiu,...

Lajmet e Fundit