18.8 C
Prizren
E enjte, 25 Korrik, 2024

Kjo është pasuria e kryetarit të ri të Prizrenit, Shaqir Totaj

Komuna e Prizrenit tashmë ka një kryetar të ri.

Shaqir Totaj, nga Partia Demokratike e Kosovës do ta drejtojë këtë komunë për një mandat.

Në bazë të të dhënave që Klankosova.tv ka gjetur në Agjencinë Anti-Korrupsion, Totaj ka mbajtur edhe pozita të tjera si atë të drejtorit regjional të Administratës Tatimore të Kosovës dhe atë të nënkryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ai në deklarimin e pasurisë që ka bërë në vitin 2019-të, ka një pasuri të paluajtshme në vlerë prej 1 milion eurosh.

Totaj po ashtu në bazë të deklarimit të bërë në atë kohë ka thënë se posedon dy vetura një në emër të tij dhe një në emër të fëmijëve, të cilat i ka në vlerë prej 13 mijë eurosh.

Tashmë kryetari i ri i Prizrenit të hyra vjetore ka deklaruar se i ka 25 mijë euro nga qeraja dhe kishte marrë 10 mijë euro nga pagë nga ATK-ja derisa ai ishte në krye të këtij institucioni në Prizren.

Ai theksoi se ka të hyra vjetore 7 mijë e 200 euro në emër të fëmijëve të punësuar në Agjensionin “Republika”.

Shaqir Totaj ka deklaruar se gëzon një pension nga Qeveria e Kosovës në vlerë prej 1 mijë e 80 eurosh në vit.

Totaj ka thënë se punën në Federatën e Basketbollit e bën në mënyrë vullnetare, pra nuk gjeneron të hyra nga ky aktivitet.

Nuk dihet nëse ka të dhëna të tjera rreth pasurisë së kryetarit të ri të Prizrenit.

Deklarimin pranë AKK-së ai e ka bërë në vitin 2019-të.

Më Shumë

Mes arbëreshëve të Tarantos, toka që ka mirëprit shqiptarët

Një enklavë shqiptare në zemër të Salentos. Është një nga itineraret e sugjeruara në vëllimin ‘Salenta e madhe’ për t’u zbuluar. Një udhëtim i...

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Nëse kërkoni një vend të qetë dhe relaksues pas një dite të gjatë, Hotel Albes është zgjedhja e duhur për ju. I vendosur në magjistralen...

Lajmet e Fundit