Napoli, tre statuja për të nderuar Maradona-n

Diego Armando Maradona nuk do të harrohet kurrë nga skuadra dhe qyteti i Napoli-t, për atë çka ai i dha atyre dhe tifozëve. “Pibe de Oro” do të ketë tre statuja në Napoli, që do të vendosen në një vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Tre statuja bronzi do të shërbejnë si për të treguar “pavdekshmërinë” e Maradona-s, në qytetin që e donte dhe e nderonte.

Dy statuja do të vendosen, përkatësisht një në hyrje të stadiumit, që mban emrin e tij “Diego Armando Maradona” dhe një në brendësi të stadiumit. Statuja e tretë do të vendoset në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Napolit.

Statuja e parë do të vendoset të enjten e 25 nëntorit pranë stadiumit. Ceremonia do të filloje nga ora 13:30.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit