7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Dëgjohen dy dëshmitarë në rastin ndaj ish-drejtorëve të Komunës së Prizrenit, të akuzuar për korrupsion

Gjykimi ndaj ish-drejtorëve Levent Kasemi, Fejzë Kabashi, Refik Shaqiri, të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, sot ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitareve K.K., dhe G.S.

Ish-drejtori i Shërbimeve Publike Kasëmi, ish-Drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale Kabashi, ish-Drejtor për Kadastër dhe Gjeodezi Shaqiri, si dhe dy të akuzuarit e tjerë, Ganimete Babuna ish- asambleiste dhe Ares Shporta Drejtor i Fondacionit “Lumbardhi”, në Gjykatën e Prizrenit po gjykohen për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës së Prizrenit. Në deklarimin e tij, dëshmitari K.K., njëherësh edhe ish-anëtarë i komisionit për dhënien në shfrytëzim të pronave të paluajtshme tregoi për ndryshimet e kritereve që kanë ndodhur lidhur me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale.

Fillimisht, dëshmitari sqaroi se përgjatë viteve 2013-2017 kriter kryesor ka qenë çmimi i ofertuar, ndërsa në vitin 2018 kjo ka ndryshuar ashtu që pos çmimit janë inkorporuar edhe kritere tjera.

Tutje, dëshmitari theksoi se i ka kundërshtuar kriteret e vendosura për faktin se ishin kritere të larta, dhe të njëjta si për shfrytëzim afatgjatë, ndërsa personalisht nuk kishte qenë prezent me rastin e vlerësimit të ofertave.

Ndër të tjera, dëshmitari theksoi se përkundër ankesës së parashtruar nga pala e pakënaqur dhe kthimit të çështjes në rivendosjes, komisioni nuk iu është përmbajtur sugjerimeve të shkallës së dytë.

Organi shkallës së dytë kishte udhëzuar komisionin se lokali duhet ti jepej ofertuesit me çmim më të lartë, kurse qëndrimi i komisionit kishte qenë i njëjtë duke anashkaluar udhëzimet e shkallës së dytë, ka thënë dëshmitari.

Nga ky fakt, dëshmitari në këtë rast kishte votuar kundër për faktin se sugjerimet e organit më të lartë nuk ishin marrë parasysh nga komisioni. Dëshmitari G.S., punëtor në sektorin për çështje pronësore juridike në Komunën e Prizrenit, sqaroi kriteret e aplikimit dhe tha se të njëjtat janë caktuar nga vetë komisioni në bazë të rregullores.

Kurse, sa i përket zgjedhjes së fituesit dhe dhënies në shfrytëzim të lokaleve, përpos çmimit të më të lart, do duhej të vlerësohen edhe kushtet tjera të plotësuara nga ofertuesit. Me të përfunduar dëgjimi i dëshmitarëve kjo seancë ka përfunduar, ndërsa ato të radhës u caktuan më 01-02 shkurt 2022, në ora 10:00.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Lajmet e Fundit