22.5 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

“Mos bërtit”, si tentoi ta dhunojë të miturën në Prizren 30-vjeçari nga Shqipëria

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, për M.Xh., i cili dyshohet se ka tentuar ta dhunojë një të mitur, raporton Express

Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 9 nëntor, ku i dyshuari e ka kapur për krahu të miturën, duke i thënë se nuk do t’i bëjë asgjë.

“Më datë 9 nëntor 2021, në orët e pasdites tenton të kryej aktin seksual duke e kap për krahu të miturën e ndalon dhe i drejtohet me fjalët :,,ndalu se nuk të bëjë asgjë dhe duke i thënë ‘’mos bërtit’’ dhe e prek në pjesët të trupit duke tentuar për ta dhunuar seksualisht të njëjtën”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, lidhur me këtë rast të enjten ka dhënë detaje Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

E mitura nga Prizreni ka raportuar në polici se me 9 nëntor, derisa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i panjohur ka tentuar ta dhunojë.

“Me datë 09.11.2021, rreth orës 17:30, një viktimë femër e mitur, ka informuar se deri sa ishte duke u kthyer nga shkolla, një person i pa njohur ka tentuar ta dhunojë. Njësia përkatëse policore kishte filluar hetimet, pasi në bazë të raportimit të viktimës i dyshimti ishte i panjohur. Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, përmes informatave inteligjente dhe duke bashkëpunuar me qytetarë, hetuesit rajonal kanë arritur të bëjnë identifikimin dhe ndalimin e personit të dyshimtë për rastin tentim dhunimi”, ka njoftuar policia.

I dyshuari i moshës 30-vjeçare është shtetas i Shqipërisë, me qëndrim të përkohshëm në Prizren.

“I dyshimti M.Xh i lindur në vitin 1991, shtetas i Shqipërisë më banim të përkohshëm në Prizren, u arrestua dhe u ndalua duke ju ngritur kallëzim penal. Në lidhje me rastin u informua prokuroi i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë. Me rastin po merren hetimet rajonale të policisë në Prizren”, ka bërë të ditur policia

Më Shumë

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Paralajmërim: Aktivitetet ilegale të mjeteve motorike në DAPK “Sharri” do të përballen me masa ligjore

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës përkatësisht Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, po vazhdon të përballet me probleme të shumta të...

Lajmet e Fundit