4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Abdixhiku kundër bashkëqeverisjes me PDK-në në Prizren

 

Gazeta Blic ka mësuar detaje ekskluzive për një takim që është mbajtur larg syrit të medieve, ndërmjet liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe drejtuesve të degës në Prizren.

Ky takim i zhvilluar në fillim të kësaj jave, ka ardhur pas ‘vendimit’ të degës së LDK-së në Prizren që të hyjnë në qeverisjen e Shaqir Totajt.

Burimet e Gazeta Blic kanë bërë me dije se shumica e anëtarëve të Kryesisë së Degës ka vendosur që të hyjnë në koalicion.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së në Prizren, Xhavit Ukaj.

“Në kryesi të degës, 13 kemi qenë pro, 10 kundër”, ka theksuar ai për Gazeta Blic.

Pas shprehjes së vullnetit të degës së LDK-së në Prizren për të hyrë në koalicion, Abdixhiku ka ftuar në takim kryetarin e degës, Anton Qunin, si dhe tre anëtarët e tjerë të Kryesisë: Xhavit Ukajn, Hatim Baxhakun e Hanefi Muharremin.

Në këtë takim, siç merr vesh Gazeta Blic, Abdixhiku ka kërkuar nga drejtuesit e degës që mos të ketë koalicion në Komunën e Prizrenit.

“Në një moment, Abdixhiku ka theksuar se nuk duhet të hyhet në koalicion për shkak se këtë e duan disa individ në LDK, e që mund të kenë përfitime të tyre”, tha ky burim.

Por, Xhavit Ukaj i cili ka qenë pjesë e takimit ka theksuar se Abdixhiku nuk i ka urdhëruar që mos të shkojnë në koalicion.

“Nuk kemi urdhër sepse partia jonë nuk punon me urdhra. Kryetari Abdixhiku na e ka lënë që dega të konsultohet, e pastaj të shikojmë. Abdixhiku ka shpreh mendimin e tij, por urdhër s’ka dhënë”, ka theksuar ai.

Ukaj ka insistuar se Abdixhiku nuk ka kërkuar me çdo kusht mbetjen në opozitë.

“Unë kam qenë në takim. Ata kanë qenë kundër koalicionit, kurse unë pro. Pastaj në kryesi të degës, 13 kemi qenë pro, 10 kundër”, tha ai për Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se ende nuk e di nëse do të ketë koalicion në Komunën e Prizrenit.

“Nuk e di a do të bëhet! Jemi ende në konsultime. Do ta shohim. PDK dje na ka çuar ftesë zyrtare për takim”, tha ai.

Ndërkohë Gazeta Blic ka marr vesh se takimi ndërmjet Shaqir Totajt dhe Anton Qunit do të zhvillohet të shtunën.

Ndryshe, Shaqir Totaj nga PDK ka arritur që ta mposhtë Mytaher Haskukën e Vetëvendosjes në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Ndonëse nuk ka pasur marrëveshje zyrtare me LDK-në, raportohet se partia e Abdixhikut e ka mbështetur PDK-në në Prizren, derisa kjo e fundit ia ka “kthyer” mbështetjen në Prishtinë.

Më Shumë

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Lajmet e Fundit