22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Firence: Elona Kalesha në gjyq për vrasjen dhe fshehjen e eshtrave të çiftit Pasho

Elona Kalesha, 36-vjeçarja me origjinë shqiptare, do të dalë para gjyqit më 15 shkurt të vitit 2022.

Ajo akuzohet për vrasjen e prindërve të ish të dashurit, Teuta dhe Shpëtim Pasho.

Çifti Pasho u zhduk në vitin 2015 dhe eshtrat e tyre ishin fshehur në valixhe.

Trupat e tyre u gjetën në një fushë mes autostradës Firence-Piza-Livorno në dhjetor të vitit 2020.

Ndërtimi i ngjarjes

Ajo po priste një fëmijë nga një burrë tjetër dhe për këtë arsye, vrau dy vjehrrët e saj, në një përpjekje që mos t’i thonin djalit të tyre, Taulant Pashos – i fejuar në atë kohë me Elona Kaleshën – se fëmija nuk ishte i tiji.

Ishte kjo përmbyllja përfundimtare e një sage të vërtetë me protagonizëm shqiptar në Firenze, e cila u bë e njohur si ngjarja e “trupave në valixhe”.

Tre valixhe e më pas një e katërt, u gjetën në dhjetorin e vitit 2020 në Firenze. Brenda tyre, mbetje mortore të dy individëve, një burri dhe një gruaje.

Pas hetimeve policore, u zbulua se ato mbetje, i përkisnin një çifti shqiptarësh. Shpëtim dhe Teuta Pasho, ishin viktimat.

Dyshime filluan të hidheshin mbi një krim me sfond mafioz, për shkak të të shkuarës të djalit të tyre, Taulant Pashos. Ky i fundit, më vonë, u zbulua se ishte i burgosur në Zvicër.

Ndërsa dyshime të forta binin edhe mbi të, ngjarja mori një rrjedhë përtej të imagjinueshmes. Ish e fejuara e Taulantit, Elona Kalesha, u përball me prokuroren e çështjes, Ornella Galeotti.

Pas një zbërthimi të dinamikave disa mujore, u zbulua se krimin, në detaj, e kishte organizuar dhe kryer Kalesha. Kjo, në bashkëpunim me të tjerë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Eurovizion 2024: Dy gjysmëfinalet më 7 dhe 9 maj, nata finale më 11 maj

Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli gjigand i këngës, "Eurovision 2024" i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Konkursi i këtij viti do...

Vdes tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva

Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian Gashi. I ndjeri ishte nga qyteti i Malishevës. 30-vjeçari humbi jetën mëngjesin e sotëm...

Lajmet e Fundit