Mrekullia e Bernës: Shuhet “heroi” i fundit – Horst Eckel

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) njoftoi të premten e 3 dhjetorit se Horst Eckel, heroi i fundit dhe kampioni i botës në vitin 1954, ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare.

Eckel ishte një nga protagonistët kryesorë të ekipit të futbollit të Gjermanisë Perëndimore që fitoi Kupën e Botës të vitit 1954 që mbiquhet “Mrekullia e Bernës”.

Skuadra gjermanë mposhti superfavoritët hungarezë me rezultat 3-2 në finale duke përmbysur disavantazhin e dy golave.

Kjo fitore pasoi një jehonë politike dhe ekonomike të Gjermanisë Perëndimore – nëntë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Në vërshëllimën e fundit, ne e kuptuam se ishim kampionë bote.

Por ne nuk e kuptonim se çfarë do të thoshte kjo për njerëzit që na shihnin në shtëpi derisa hymë përsëri në tokën gjermane. Ishte një pritje e mrekullueshme”, kujtonte në reflektimet e tij Eckel.

Megjithatë, përmendja si një nga “heronjtë e Bernës” e kishte shqetësuar gjithmonë.

“Kam mbetur një person krejtësisht normal”, tregonte kampioni i botës.

Aftësitë futbollistike

Anësori i djathtë i Kaiserslautern ishte anëtari më i ri i skuadrës me kapiten Fritz Walter.

I mbiquajtur “zagari”, ai u bë një shtyllë e rëndësishme e ekipit të trajnerit Sepp Herberger gjatë turneut.

Kjo, falë shkallës së tij të lartë të punës në mbrojtje dhe saktësisë në pasime.

Eckel mbeti hera-herës në hije nga emrat më të mëdhenj të skuadrës së ’54-ës.

Megjithatë, pas vdekjes së Hans Schäfer-it në vitin 2017, ai mbeti i vetmi pjesëtar i ekipit.

Eckel ishte dy herë kampion gjerman, në 1951 dhe 1953, me Kaiserslautern.

Ai ndërroi klub vetëm një herë – Röchling Völklingen në Saarland gjatë vitit 1960.

I trajnuar si veglabërës, ai studioi art dhe sport pas kohës së tij si lojtar dhe punoi si mësues i shkollës së mesme nga viti ’73.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit