17.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Policia shqiptoi 235 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Qytetarët vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19.

Shkak i mosrespektimit të këtyre masave, Policia e Kosovës po shqipton gjoba.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia ka shqiptuar gjoba ndaj 235 qytetarëve të cilët nuk kanë përfill masat antiCOVID-19.

Për të parandaluar përhapjen e virusit korona, institucionet shtetërore kanë marrë masa antiCOVID-19. Masa këto që  kanë hyrë në fuqi të hënë, e që u bën të ditura nëpërmjet një konference për medie të dielën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

I pari i ekzekutivit të shtetit ka thënë se rreziku i lartë i shpërndarjes së COVID-19, i detyron që ta rrisin vigjilencën, ku edhe ka përmendur shkallën e ulët të vaksinimit.

Në kuadër të masave, të gjithë personat mbi 12-vjec duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy dozat për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë. Me ç’rast nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.

Mbajtja e maskës vazhdojnë të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.

Orari i gastronomisë vazhdon të jetë i njëjti. Këtij sektori i lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërsa muzika i ndalohet pas orës 21:30. Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar./KP

Më Shumë

Borxhet ndaj futbollistëve – Ballkani, Liria, Trepça, Vushtrria dhe Feronikeli ’74 me merkato të bllokuar nga FIFA

Në futbollin kosovar është bërë një fenomen shqetësues që klubet të kenë borxhe ndaj futbollistëve dhe mos të përmbushin obligimet kontraktuale. Gjatë këtij viti...

Totaj: Mirëmbajtja e gjelbërimit prioritet në zonën historike të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se mirëmbajtja e gjelbërimit, veçanërisht në zonën historike të qytetit, mbetet një nga prioritetet kryesore...

Lajmet e Fundit