17.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Kërcënoi me jetë gruan dhe fëmijët, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren me dyshimin se i njëjti vazhdimisht ushtronte dhunë psikike e fizike ndaj familjareve. Ai thuhet ta ketë kërcënuar me jetë bashkëshorten dhe familjen e tij.

“Me datë 06 dhjetor 2021, në rrugën ‘Ismail Qemaili’-Prizren, policia kishte pranuar informacion se një person i dyshimtë i cili vazhdimisht krijonte dhunë sistematike në familje, të natyrës fizike dhe psikologjike, duke i kërcënuar bashkëshorten dhe familjen e tij edhe me jetë. Hetuesit nga stacioni policor në Veri-Prizren, duke e trajtuar këtë rast më seriozitet kryen kontrolle dhe gjatë intervistës arritën të gjenin se dyshimti përveç shkaktimit të dhunës në familje ishte në posedim ilegal të armës, andaj si dëshmi materiale nga ana e njësisë së hetimeve u sekuestrua një armë e tipit pistoletë, prodhim Jugosllav, një karikator dhe 7 fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndaj S.M është ngritur kallëzim penal për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

“Në lidhje më këtë rast u ndalua i dyshimti S.M i lindur në vitin 1957, dhe ndaj tij u ngrit kallëzim penal për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje. Për të gjitha këto u informua prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në mbajtje në afat prej 48 orë. Rasti është nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. /

Më Shumë

“Hasi Jehon” çel siparin, mbrëmë nisi nata e parë e festivalit treditor në Gjonaj

Mbrëmjen e së premtes, në fshatin Gjonaj të Hasit, filloi edicioni i 37-të i festivalit tradicional folklorik “Hasi Jehon”, një nga ngjarjet më të...

“Ekoregjioni” nis përditësimin e të dhënave për të gjithë klientët në Prizren

Kryeshefi Ekzekutiv i “Ekoregjionit” në Prizren, Burim Shala, ka njoftuar se ekipet e tyre do të dalin në terren për regjistrimin dhe përditësimin e...

Lajmet e Fundit