Gati 70 mjekë e infermierë të vaksinuar dalin pozitivë për Covid-19 pas ndejës së fundvitit

Pothuajse 70 mjekë e infermierë, të cilët morën pjesë në një ndejë të madhe për Kërshëndella në jug të Spanjës, kanë dalë pozitiv në testin për Covid-19, thonë autoritetet.

Shumica e 68 të infektuarve janë mjekë e infermierë që punojnë në repartin e kujdesit intensiv në spitalin rajonal të Malagas, shkruan BBC.

Autoritetet shëndetësorë thonë se të gjithë të infektuarit ishin të pranishëm në një ndejë me rreth 170 persona, të mbajtur të mërkurën e kaluar.

Të gjithë mysafirët patën teste negative me antigjen para ndejës, por më shumë se gjysma e tyre tashmë janë izoluar.

Stafi i infektuar ishte plotësisht i vaksinuar dhe të prekurit nuk janë duke shfaqur simptoma, thanë autoritetet shëndetësore.

Raportimet lokale thonë se mjekë dhe infermierë nga njësi tjera të spitalit rajonal kanë marrë ndryshime detyrash për ta mbuluar mungesën e kolegëve.

Përhapja e virusit në këtë grup e ka rritur shqetësimin për rrezikun e përhapjes së koronavirusit në tubime sociale gjatë periudhës së Kërshëndellave. Për t’i ikur këtij rreziku, autoritetet shëndetësore në rajonin e Andaluzisë e kanë këshilluar stafin e spitaleve që të mos marrin pjesë në ndejat e Kërshëndellave.

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit