6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

NBA/ Suns dhe Warriors kthehen te fitoret, Bucks dhe Bulls vazhdojnë formën e mirë

Sezoni i NBA ka përfunduan një të katërtën e ndeshjeve të sezonit, dhe tani është kuptuar pak a shumë se cilat skuadra janë më në formë, e cilat po vuajnë.

Te fitoret mbrëmë janë kthyer dy skuadrat me formën më të mirë në ligë, Phoenix Suns dhe Golden State Warriors.

Milwaukee Bucks dhe Chicago Bulls në anën tjetër vazhduan formën e mirë.

Phoenix Suns:

Pas humbjes nga Warriors, Suns u kthye te fitorja përballë San Antonio Spurs.

Ndeshja nuk ishte shumë e lehtë për nënkampionët, por gjithsesi ata e arritën fitoren.

Çereku i dytë dhe i tretë ishte ai që ia nxorri ndeshjen Suns-ave.

Ndeshja në fund u mbyll me rezultat 108-104, me Suns që thelluan edhe më shumë rekordin e fitoreve.

Chris Paul ishte basketbollisti më i dalluar i takimit, duke arritur double-double.

21 pikë dhe 10 asistime arriti ai.

Pas 24 ndeshjesh, Suns ka rekord 20-4 dhe ndodhet në vendin e dytë në perëndim.

San Antonio në anën tjetër ndodhet në vendin e 12-të, me rekord negativ 8-14.

Golden State Warriors:

Golden State Warriors arriti fitore shumë të lehtë përballë Orlando Magic.

Pas humbjes nga San Antonio, Warriors kishin përgjigje të menjëhershme.

126-95 ishte rezultati me të cilin ata fituan përballë Orlando Magic.

Lojtari më i dalluar i takimit ishte Stephen Curry, me 31 pikë, tre kërcime dhe tetë asistime.

Warriors vazhdojnë të udhëheqin në perëndim, me 20-4 rekord.

Orlando ndodhen në vendin e parafundit në lindje, me rekord 5-20.

Milwaukee Bucks:

Kampionët janë ngjitur në vendin e tretë në lindje.

Kundërshtari i tyre ishte Cleveland Cavaliers, në një ndeshje jo shumë të lehtë.

Një pjesë e dytë shumë e mirë, ishte vendimtare që Bucks të fitonin me rezultat 112-104.

I përhershmi, Giannis Antetokounmpo, arriti double-double.

Ai shënoi 27 pikë, të cilave iu shtoi edhe 12 kërcime.

Bucks me këtë fitore janë tani në vendin e tretë në lindje, me rekord 16-9.

Cavaliers në anën tjetër ndodhen në vendin e dhjetë në këtë konferencë, me rekord 13-12.

Chicago Bulls:

Edhe Bulls kanë vazhduar formën e mirë.

Ata kanë triumfuar të hënën përballë Denver Nuggets, duke arritur fitoren e katërt me radhë.

Një pjesë e dytë shumë e mirë, ishte vendimtare që Bulls të arrinin fitore.

Ndeshja u mbyll me rezultat 119-97 në favor të skuadrës nga Chicago.

Zach LaVine ishte basketbollisti më i dalluar i takimit, duke shënuar 32 pikë.

Paraqitje të mirë kishte edhe Lonzo Ball, me 20 pikë, 10 asistime.

Bulls ndodhen në vendin e dytë në lindje, me rekord 17-8.

Kurse Nuggets janë në vendin e tetë në perëndim, me rekord 11-12.

Ndeshjet tjera të natës pëfunduan me këto rezultate:

Charlotte Hornets 124-127 Philadelphia 76ers

Detroit Pistons 103-114 Oklahoma City Thunder

Indiana Pacers 116-110 Washington Wizards

Miami Heat 90-105 Memphis Grizzlies

Minnesota Timberwolves 110-121 Atlanta Hawks

Portland Trail Blazers 90-102 Los Angeles Clippers

/Albanianpost.com

Më Shumë

Dr. Edlira Gashi- Batiu anëtarësohet në Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren Artan Abrashi dhe deputeti Arbër Rexhaj kanë mirëpritur anëtarësimin e Dr. Edlira Gashi- Batiu. “Ajo ka përfunduar Fakultetin e...

Si u vra para syve të gruas e vajzës? – Zbulohen detaje tronditëse të vrasjes së Beqir Morinës në Prizren

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Aktakuza e Prokurorisë Themelore...

Lajmet e Fundit