Këto shifra tregojnë më së miri se sa e varfër është Barcelona pa Messin

Pas shumë vitesh, Barcelona është rikthyer të luajë në Europa League.

Barçës i duhej patjetër fitorja në sfidën e fundit për të vazhduar në Champions League, por ishte e pamundur nga një super Bayerni që e mundi 3-0 në “Allianz Arena”.

Largimi i Messit e ka bërë të veten pasi pa të në skuadër, Barcelona duket shumë e vogël, sidomos në Ligën e Kampionëve.

Më së miri e tregon edhe shifrat.

Që nga sezoni 2016/17, është Messi ai që ka mbajtur mbvi shpatulla i vetëm Barcelonën pasi ka realizuar 37 gola në Ligën e Kampionëve, derisa besoni apo jo, të tjerët që vin pas janë Suarez me 10, autogola 8, Dembele 6 dhe Neymar katër (është larguar në vitin 2017).

Këto shifra tregojnë më së miri se Barcelona varej shumë, shumë nga Messi dhe mos investimi i duhur ndër vite, i ka sjell në pikën që janë sot, në Europa League dhe me shumë probleme ekonomike. /Gazeta Express/

 

 

 

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit