Kastrati: Qytetarët tanë meritojnë të furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim me karakter pune me zyrtarët e KEDS-it, përkatësisht kryeshefin ekzekutiv, Alpin Dogan.

Ky takim është realizuar, si rezultat i shqetësimeve të shumta qytetarëve të Komunës së Malishevës, lidhur me problemin furnizimit me energji elektrike dhe për rritjen e kapaciteteve për furnizim të mjaftueshëm për të gjithë banorët.

“Pas shqetësimeve të shumta që kemi marrë nga qytetarët tanë, veçmas në këto ditë të ftohta lidhur me mungesën e furnizimit me energji elektrike dhe problemeve tjera të kësaj natyre, sot, në Prishtinë zhvilluam një takim pune me kryeshefin ekzekutiv të KEDS-it, z. Alpin Dogan”, ka thënë kryetrai Kastrati, pas takimit me zyrtarët e KEDS-it.

Ai më pas the se “në këtë takim, shpreha gjithë gatishmërinë tonë komunale, për të bashkëpunuar me KEDS dhe akterët tjerë të linjës, në mënyrë që sa më parë të kemi rrjetin e ri elektrik e me kapacitete të nevojshme nëpër secilin fshat të komunës së Malishevës”.

“Në fund, e falënderova z. Dogan, për takimin dhe i shpreha përkushtimin tim për të qenë bashkëpunues edhe për projekte tjera me interes për qytetarët e komunës sonë”, tha kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Lajmet e Fundit