Rivlerësohet jozyrtarisht nga gjyqtarët meçi Krasniqi-Bosel, boksieri shqiptar shpallet fitues

Robin Krasniqi e kishte humbur titullin e botës nga Dominic Bosel mes shumë dyshimeve.

Ishte vet boksieri shqiptar që e ndjente veten fitues dhe ishte i bindur se i ishte vjedhur fitorja, shkruan Gazeta Express.

Sot, në praninë e pesë gjyqtarëve është bërë rivlerësimi i ndeshjes dhe Robin Krasniqi është shpallur fitues.

“Sot u bë rivlerësimi i ndeshjes për titull të Kupës së Botës Krasniqi vs. Bösel II u zhvillua në Gersthofen në kuadër të një eventi publik me prezencë mediatike. Rezultati është shpallur, Robin Krasniqi fitues me pikë unanime i ndeshjes. Pesë gjyqtarë aktivë dhe të licencuar të pikave në Gjermani panë përballë Robin Krasniqin.

Vlerësimi i gjyqtarëve është si më poshtë:

Timo Hoffmann e vlerësoi luftën 116:112 për Robin KrasniqinTengis Sade e vlerësoi luftën 116:112 për Robin KrasniqinSergej Kovalenko e vlerësoi luftën 115:114 për Robin KrasniqinMathias Eichler e vlerësoi luftën 115:113 për Robin KrasniqinJens Kluge e vlerësoi luftën 115:113 për Robin Krasniqin”, shkroi Krasniqi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Nuk dihet nëse kjo do të mirret si e mirëqenë dhe fitorja do t’i jepet edhe zyrtarisht Krasniqit. /Gazeta Express/

Më Shumë

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Në Prizren shënohet 27-vjetori i operacionit të UÇK-së `Shigjeta`

Sot në Prizren është shënuar 27-vjetori i operacionit “Shigjeta” i kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-komandantë...

Lajmet e Fundit