Krizë në Madrid, dy raste tjera pozitiv me COVID-19 te Real-i

Real Madrid-i është në krizë, sa i përket mungesave në klub.

Madrilenëve do t’iu mungojnë 11 futbollistë në ndeshjen e fundit të vitit, të cilën ata e zhvillojnë përballë Athletic Club në “San Mames”.

Gjatë javës së kaluar, në Madrid u konfirmuan shtatë raste pozitive me COVID-19.

Të mërkurën që shkoi, Modric dhe Marcelo ishin futbollistët e parë që për dhjetë ditë dolën nga dispozicioni i Ancelotti-t, për shkak të virusit.

Një ditë më vonë, pozitiv me COVID-19 rezultuan edhe pesë pjesëtarë tjerë.

Ata ishin Bale, Rodrygo, Asensio, Lunin dhe zëvendës trajneri Carlo Ancelotti.

Gjatë ditës së sotme, në stërvitje nuk ishin të pranishëm Isco Alarcon dhe David Alaba.

Më vonë, të dy rezultuan pozitiv dhe nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Me këto tetë mungesa, dy suspendime dhe një lendim – Real-i mund të formojë një 11-she të mungesave.

Ancelotti shpreson që ecurinë e 14 ndeshjeve radhazi pa humbje, ta shndërrojë në 15 në “San Mames”, duke mbyllur vitin në mënyrën më të mirë – ndonëse me skuadër të përgjysmuar.

/Albanianpost.com

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit