Avdyli: Nuk e kam kërkuar asnjëherë post

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se asnjëherë nuk e ka kërkuar postin e Ministrit të Shëndetësisë pasi ai u la i zbrazët kur u tërhoq Arben Vitia.

Avdyli thotë se marrëveshja paraprake për formimin e koalicionit mes Listës Guxo dhe Vetëvendosjes parashihte ndarjen e posteve kështu sic janë tani.

“Asnjëherë nuk e kam kërkuar atë post të Ministrit të Shëndetësisë. E keni edhe kryeministrin që mund ta pyetni. Isha madje me të edhe në shumë vende gjatë fushatës. Marrëveshja paraprake nuk e ka paraparë që ne të kemi atë post”, thotë ai.

Posti i Ministrit të Shëndetësisë u la i lirë nga Arben Vitia, i cili garoi për kryetar të komunës së Prishtinës.

Ministër i ri i Shëndetësisë është zgjedhur Rifat Latifi.

Avdyli tha se Latifi është ndër shqiptarët më të suksesshëm në fushën e mjekësisë në botë. /Gazeta Express/

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit