Ministri noton rreth 12 orë deri në bregdet pas rrëzimit të helikopterit

Një ministër i Madagaskarit ishte njëri nga dy të mbijetuarit që notoi rreth 12 orë deri në bregdet, pasi helikopteri me të cilin po fluturonin u rrëzua afër bregdetit verilindor, thanë autoritetet e shtetit afrikan.

Kërkimet janë duke vazhduar për dy pasagjerët tjerë pas aksidentit të së hënës, shkaktari i të cilit nuk ishte menjëherë i qartë, thanë policia dhe autoritetet lokale.

Serge Gelle, sekretar shtetëror për policinë, dhe një zyrtar policor arritën në territor tokësor në qytezën Mahambo ndarazi të martën në mëngjes, pasi kishin arritur të largoheshin nga helikopteri, tha shefi i autoritetet të portit.

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, Gelle shihet i shtrirë dhe i lodhur, ende në uniformë. “Koha ime për të vdekur nuk ka ardhur ende”, dëgjohet duke thënë ai, duke shtuar se është i ftohtë, por jo i lënduar.

Helikopteri me të cilin po fluturonte zyrtari i lartë ishte duke shkuar në vendin ku u fundos një anije të hënën në mëngjes. Së paku 39 persona vdiqën në atë fatkeqësi, sipas policisë.

 

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit