Ainsley Maitland-Niles duket i vendosur për një lëvizje në janar te Roma e Jose Mourinho-s në një marrëveshje huazimi nga Arsenali, e cila do të përfshijë një opsion blerjeje.
Mourinho është i prirur ta bëjë anglezin nënshkrimin e tij të parë të merkatos dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, ai do të udhëtojë në Itali kur të shërohet nga COVID-19, pasi doli pozitiv javën e kaluar.
Dy klubet janë afër një marrëveshjeje dhe kryeqytetasit pritet të paguajnë rreth 600,000 euro për të transferuar Maitland-Niles në huazim deri në fund të sezonit, me një opsion për ta bërë për 10 milionë euro.
Topçinjtë kërkuan një shumë më të lartë blerjeje, por një kompromis duket se është arritur mes dy klubeve.
24-vjeçari i ofron Mourinhos opsione të ndryshme, ai mund të luaj në disa pozicione, dhe kjo ka qenë një nga arsyet që trajneri portugez kërkoi nënshkrimin e anglezit.
Maitland-Niles mund të luajë kudo në mesfushë, si dhe në krahun e djathtë dhe në rolin e mbrojtësit të djathtë.
Pasi kaloi në sistemin e të rinjve të Arsenalit, Maitland-Niles ka pasur 132 paraqitje për ekipin e parë, si dhe ka fituar pesë paraqitje për Anglinë.
Megjithatë, koha e rregullt e lojës ka qenë e vështirë për t’u arritur, dhe ai kaloi një pjesë të sezonit të kaluar në huazim te West Brom, ndërsa këtë sezon ai ka nisur vetëm dy ndeshje në Premier League për Topçinjtë.
Roma aktualisht radhitet e gjashta në Serie A, dy pikë prapa Juventusit në vendin e pestë dhe gjashtë pas Atalantës në të katërtin.
/Albanianpost.com