3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Dega e LDK-së në Malishevë shkarkon tre asamblistë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë ka shkarkuar nga grupi i asamblistëve Argjend Thaçin, Driton Kastratin e Hamit Liman.

Ky vendim ka ardhur të martën pasi që në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës, me rend dite – zgjedhja e kryesuesit – asamblisti Argjend Thaçi është vetëpropozuar kandidat për kryesues.

Me këtë rast, dega e LDK-së në këtë komunë ka kundërshtuar vendimin e Thaçit që të vetëpropozohet kandidat për kryesues, përkundër vendimit të degës së partisë që të mos hyhet në kombinim me Nismën Socialdemokrate për zgjedhjen e kryesuesit.

Në një komunikatë për media kjo degë ka bërë të ditur se kanë shkarkuar nga grupi i asamblistëve Thaçin dhe Driton Kastratin e Hamit Liman, ku këta dy të fundit mbështetën zgjedhjen e Argjend Thaçit për Kryesues.

Shfrytëzoni ofertat në Deppo Market

“Dega e LDK-së në Malishevë në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot më datë 28.12.2021, pas situatës së krijuar në Kuvendin Komunal ku asamblisti Argjend Thaçi u vetëpropozua kandidat për kryesues, përkundër vendimit të degës së LDK-së që në asnjë variant të mos hyhet në kombinim me Nisma Socialdemokrate për zgjedhjen e kryesuesit, i vetëpropozuari asamblisti Argjend Thaçi me destruktivitetin e tij edhe gjatë fushatës zgjedhore kishte veprime në kundërshtim me vendimet e degës së LDK-së në Malishevë, i cili në bashkëveprim me disa individ tjerë e dëmtuan degën e LDK-së dhe kandidatin tonë për Kryetar Komune z.Bajrush Hoti”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga dega e LDK-së në Malishevë. “Kryesia e degës së LDK-së në mbledhjen e sotme vendosi me shumicë votash, dhe një votë kundër, largimin e Argjend Thaçit, Driton Kastratit dhe Hamit Lima nga grupi i asamblistëve të LDK-së dhe shkarkimin e tyre nga të gjitha pozitat e tyre në strukturat e LDK-së, për shkak se asamblistët Driton Kastrati dhe Hamit Lima mbështetën zgjedhjen e Argjend Thaçit për Kryesues në bashkëpunim me Nismën Socialdemokrate, e kundërshtim me vendimin e degës së LDK-së”.

Kjo degë më tej i ka quajtur këta individë “sekserë të politikës së Fatmir Limajt, Januz Kastratit e Fatmir Ademajt”, duke shtuar se “politikat e Nismës socialdemokrate nuk kanë vend në degën e LDK-së në Malishevë”.

Më Shumë

Mbi 2 mijë m² hapësira të transformuara në Spitalin e Prizrenit brenda 5 muajve

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë transformuar mbi 2,000 metra katrorë hapësira gjatë pesë muajve të fundit, si pjesë...

Bora fiton në Rahovec, vazhdon serinë pozitive në 2026

Bora ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur Rahovecin 029 me rezultat 77:85, në një ndeshje që e kontrolloi...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit