Totaj takon bashkatdhetarët

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sonte ka hapur dyert e rezidencës së tij për t’i pritur bashkatdhetarët të cilët pushimet dhe festat e fundvitit po i kalojnë në vendlindje.

Gjatë takimit me bashkatdhetarë, kreu i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se “qëllimi i këtij organizimi po realizohet në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për diasporën, e cila ka dhënë dhe po jep kontribut të jashtëzakonshëm për popullin dhe shtetin tonë”.

Ai tha më tej se mundësitë e bashkëpunimit mes komunës dhe bashkëatdhetarëve janë shumë të volitshme, që në të ardhmen bashkëatdhetarët të investojnë në vendlindje, e që një gjë e tillë drejtëpërdrejt ndikon edhe në zhvillimin ekonomik jo vetëm të Prizrenit.

Ndërkaq, bashkëatdhetarët, Daver Shantiri dhe Bekim Rramanaj, e kanë vlerësuar jashtëzakonisht të mirë gjestin e kryetarit Totaj, për një takim të tillë, me shpresën se ngjarje të këtilla do të ketë edhe në të ardhmen. Takimi u përshkrua edhe me një koktej rasti për nderë të bashkëtadhetarëve nga kryetari Totaj./TV Prizreni

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit