8.6 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

E bujshme nga Portugalia, Renato Sanches kërkohet nga gjigandët e La Liga-s

Në Portugali sigurojnë se Barcelona po ndjek me interes të shtuar mesfushorin e Lille-s, Renato Sanches-in. Për mesfushorin ka interes të madh edhe nga Arsenal-i.

Pas transferimeve të Dani Alves-it dhe Ferran Torres-it, Barcelona kërkon të afrojë të tjerë lojtarë këtë merkato dimërore. Prioritet mbetet një sulmues, por nuk përjashtohen afrimet cilësore në repartet e tjera.

Portugezja “Eleven”, raporton se katalanasit po ndjekin situatën e Sanches-it dhe janë para Arsenal-it. Këta të fundit kanë ofruar 25 milionë euro për kartonin e ish-lojtarit të Bayern Munich-ut.

Edhe në verën e kaluar, emri i Sanches-it u përmend në listën e dëshirave të Barcelona-s. Por, ishin problemet financiare të katalanasve ato që çuan në mos rritjen e interesimit për lojtarin.

Megjithatë, shkëlqimi i mesfushorëve të rinj të Barcelona-s si Nico Gonzalez-i dhe Gavi, duket se e komplikon jo pak këtë situatë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në Bresanë të Dragashit

Punimet për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në fshatin Bresanë vazhduan edhe gjatë fundjavës, në kuadër të angazhimeve të Komunës së Dragashit për përmirësimin...

Kampionët bindës në Rahovec

Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 57:110 (11:32, 16:23, 11:24, 19:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës, raporton...

Lajmet e Fundit