13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Fan Noli, peshkopi niçean që qeverisi me kosovarët në koalicion

Si për fat a për rastësi kohore, Shqipëria e kremton 140-vjetorin e lindjes së Fan Stilian Nolit e anëtarësuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Noli ishte ndoshta përfaqësuesi i momentit më themeltar diplomatik të misionit shqiptar.

Ai ishte Përfaqësuesi i parë i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

Me gjithë përpjekjet diplomatike për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, ku merita të veçanta kishte edhe Fan Noli, qeveria shqiptare nuk la mënjanë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Lidhjen e Kombeve.

Për kohën, kjo ishte detyrë kombëtare e çdo qeverie shqiptare.

Këto përpjekje ishin detyrime të Fan Nolit edhe pas ardhjes në postin drejtues shtetëror si kryeministër në qershor të 1924-ës.

Kështu, bllokada diplomatike e shtetit shqiptar nëpërmjet Lidhjes së Kombeve u përpoq të zgjidhte edhe atë të qeverisjes.

Ai, në cilësinë e kryeministrit, shkoi vetë në Kuvendin e Lidhjes, i cili filloi punimet në shtator të vitit 1924.

Me të ishte edhe Luigj Gurakuqi me të cilin ndante miqësi personale.

Ata qëndruan në Gjenevë për më shumë se një muaj e gjysmë deri në mes të tetorit.

Noli ngriti kërkesën për dhënien e një kredie – qeverisë shqiptare.

Por, reputacioni i lartë i Nolit kishte rënë. Në sytë e Lidhjes së Kombeve ai ishte një uzurpator.

Kjo, sepse nuk mund të provonte ligjërisht se ishte i mbështetur nga populli.

Jetë për t’u patur zili

Regjimi i ri në Tiranë ishte një koalicion i larmishëm i liberalëve, kosovarëve, bejlerëve të opozitës dhe kryengritësve.

Të gjithë i bashkonte antipatia ndaj Zogut.

Megjithatë, ata kishin në krye një polimatik të jashtëzakonshëm.

Hirësia e tij Fan S. Noli, peshkop i Durrësit, kryetar i Partisë Demokratike dhe delegat i Lidhjes së Kombeve.

Me një Bachelor për Artet, biograf i Skënderbeut dhe përkthyes i Stendalit, Mauppasant dhe Molierit.

Një tosk trupmadh me një mjekër të madhe mbi jakën e tij klerike, peshkopi Noli kishte një jetë shumëplanëshe.

Friedrich Nietzsche

Ai ishte një aktor në Athinë, mësues në Egjipt, druvar në Buffalo, punëtor në fabrikë konservimi në New York, një organist kinemaje në Boston dhe një student në Harvard.

Të gjitha këto, përpara se të vendosej në Shqipëri në vitin 1921 në moshën 39-vjeçare.

I shuguruar dhjak nga kryepeshkopi ortodoks rus i New York-ut në vitin 1908, Noli themeloi një kishë ortodokse shqiptare në SHBA.

Privatisht, ai pretendonte se ishte niçean – referuar filozofit më të madh të post-modernitetit Friedrich Nietzsche – dhe, në periudha të ndryshme, e etiketoi krishterimin si instrument kapitalist të skllavërisë.

Sipas tij, e gjithë e vërteta ishte tek Omar Khayyam.

Jeta në SHBA

Gjatë katërmbëdhjetë viteve në SHBA, Noli kishte fituar epërsinë brenda komunitetit shqiptar.

Asokohe, numëronte mbi njëzet mijë shqiptarë. Ai shkoi në Londër në vitin 1913 për të lobuar për pavarësinë dhe bëri fushatë për njohjen ndërkombëtare pas Luftës Botërore.

Të huajt dëshironin të angazhoheshin në ligjërim intelektual me një peshkop shqiptar.

Ai ishte një njeri kompleks, stili i të cilit ishte shpesh auto-ironia.

Ndonjëherë ai dukej i sigurt për rëndësinë e tij mesianike – disa çaste më vonë, toni i tij mund të përngjante jashtëzakonisht cinik.

Biografja Rose Wilder Lane, shtroi pyetjen se çfarë dreqin po bën në Shqipëri një liritar i mesperëndimit, duke shkruar përshkrime të dorës së parë të marshimit të fitores së Zogut.

Dhe, pas kësaj konsiderate, Zogu në fakt i propozoi Lane-it. Mjerisht, ajo e refuzoi.

Noli “i papërkryer”

Në vitin 1927, ndërsa Rose Wilder Lane jetonte në Shqipëri, ajo krahasoi dy liderët shqiptarë të kohës, peshkopin Fan Noli dhe Ahmet Zogun.

Noli, kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare në Boston, SHBA, ishte i ftuar për t’u bërë kryeministër i një qeverie shqiptare jetëshkurtër në vitin 1924.

Duke i krahasuar, Lane shkroi se “Fan Noli është një njeri brilant, por është i paditur në çështjet e Ballkanit”.

Sipas biografes, ai nuk ishte në gjendje që të ruante rendin në rrugët e Tiranës.

I gjithë shteti po shpërbëhej nën lidershipin e tij, shkruan Lane.

Në qytet kishte transformime si në gjendje lufte e rrugëve hasje grabitës dhe kriminelë kudo.

Fan Noli është një rast tipik i shqiptarëve ‘të huaj’.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Tri vjet nga vdekja e Cimës – përkujtohet me mall nga Adelina: U zgjova me dhimbjen e njëjtë si kur u ndave nga ne...

Janë bërë tri vite që kur u nda nga jeta legjenda e humorit shqiptar, Rasim Thaçi – Cima. Artisti i mirënjohur ndërroi jetë më 26...

Krasniqi përkujton të rënët në masakrën e Krushës së Madhe: Asnjëherë s’do të lejojmë që sakrificat e popullit tonë të harrohen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka përkujtuar Masakrën e Krushës së Madhe, që ndodhi 25 vjet më parë. Në këtë...

Lajmet e Fundit