Qytetari nga Prizreni i bën për spital nënën dhe vëllain e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka rrahur nënën dhe vëllain e tij.

Rasti ka ndodhur dje në Prizren rreth orës 19:45.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në shtëpi i kishte sulmuar fizikisht dy viktimat  nënën dhe vëllain e tij të dy kosovar”, njoftoj policia.

Sipas policisë i dyshuari dhe të dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

“Si pasoj e sulmit lëndime trupore kishin pësuar viktimat dhe i dyshuari të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, por i dyshuari për shkak të lëndimeve më të rënda është dërguar në QKUK”, njoftoj policia.

I dyshuari përveç sulmit në shtëpi kishte demoluar orenditë dhe thyer xhama dhe sipas informatave ka probleme psikike.

Zbritje të reja të çmimeve në Deppo Market

Më Shumë

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Lajmet e Fundit