Berisha pritet me ovacione te selia e PD: Këta janë referendarë të lirisë

Lideri historik i PD, Sali Berisha, mbërriti në selinë e PD-së mes ovacioneve të shumta të mijëra mbështetësve.

Duke theksuar se të pranishëm në protestë janë dhjetëra-mijëra njerëz, Berisha tha se ky është referendumi i lirisë.

“Këta referendarë të lirisë kanë ardhur sot të kthejnë këtë bunker të Lulzim Shëmtirës, të Lulzim Pengut në shtëpinë e lirisë,” tha Berisha.

Ai theksoi më tej se Edi Rama dhe pengu i tij ka bërë të pamundurën për të penguar mbërritjen e demokratëve, por sërish ata janë mbledhur me dhjetëra-mijëra.

“Shikoni, shikoni si e kanë mbushur. Kanë vendosur postblloqe pas postblloqesh. Edvin Rama ka nga dje pasdite dhe deri sot qe përgatit kurthe për Lulzim Pengun. Prit që të vë maskën. Pjesëmarrja është kthimi i këtij bunkeri në shtëpinë e lirisë. Siç e ka statuti i saj. Basha është i rrethuar nga gardistë, me kundërgaz. Ai është i rrethuar nga gardistët. Shko merr ndonjë pamje. ku e dini ju që është në mbledhje. Është i rrethuar me gardistë”, tha Berisha.

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit