ShSKUK: Të spitalizuar 14 pacientë të konfirmuar me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se të spitalizuar janë 14 pacientë të konfirmuar me COVID-19

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se 25 të tjerë janë postCOVID.

“Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka të shtrirë asnjë pacient”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, nëntë pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Gjakovës, dy pacientë

Spitali i Pejës, pesë pacientë

Spitali i Prizrenit, një pacient

Më Shumë

‘As të gjallë, as të vdekur’ –Ja ku u mbajt për gjysmë shekulli trupi i Azem Galicës që serbët të mos e gjenin kurrë

Në ditët e fundit të korrikut të vitit 1924, Azem Galica, u plagos rëndë gjatë betejës kundër ushtrisë jugosllave që kishte rrethuar Drenicën me...

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet për largimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit