Autobusi me mërgimtarë nga Kosova aksidentohet në Serbi

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi.

Në një fotografi të siguruar nga ATV shihet  autobusi i një kompanie turistike Kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar.

Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës.

Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.

Më Shumë

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

Shpallen përfituesit e subvencioneve në kulturë, rini dhe sport në Prizren

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit ka publikuar listën përfundimtare të individëve dhe organizatave joqeveritare përfituese të subvencioneve në fushat...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit