Dy të arrestuar në Suharekë për posedim të substancave narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për posedim të 119.56 gram, substancave narkotike, të llojit marihuanë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Bukosh të Suharekës.


Në këtë lokacion sipas policisë janë konfiskuar edhe 9 fara të bimës kanabis sativa, një peshore digjitale, një pako rrizlla, një grinder, 37 qese të zbrazëta, dy telefona dhe vetura.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar katër qese me 119.56 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 9 fara të bimës kanabis sativa, një peshore digjitale, një pako rrizlla, një grinder, 37 qese të zbrazëta, dy telefona dhe vetura. Po ashtu gjatë kontrollit të shtëpisë se njërit prej të dyshuarve janë gjetur edhe 0.70 gram substance narkotike marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bënë të ditur policia.

Pas kësaj me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Totaj: Zhuri dëshmoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës , Shaqir Totaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin zgjedhor të...

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Lajmet e Fundit